Ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi, shkodrani Hamdi Salihi, flet ekskluzivisht për “newsport.al” pas takimit të Shqipërisë me Izraelin, e cila u mbyll me rezultatin 0-3. Shkodrani tregon mënyrën sesi luajti kundërshtari, por edhe gabimet e Shqipërisë në këtë sfidë. Salihi e njeh mentalitetin e izraelitëve, pasi ka luajtur disa sezone në ligën elitare të futbollit të këtij shteti.
“E kisha theksuar edhe në intervistat e mia të mëparshme, që kundërshtari do të tregohej mjaft aktiv në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Siç e kisha theksuar, ata e kërkuan golin që nga minuta e parë, sepse luajtën më tepër agresivë. Loja u vendos nga episodet, pasi ata fituan penallti dhe goli ata i liroi ata edhe më tepër duke dalë në lojën e tyre”.
“Dalja e lojtarit tonë me karton të kuq iu dha atyre më tepër lehtësi të dilnin në lojën që donin, sidomos pas shënimit të golit të parë. Mendoj se Shqipëria duhet të ishte treguar më agresive që nga minuta e parë, por veproi duke e pritur kundërshtarin, gjë që solli edhe episodet që përcaktuan fatin e ndeshjes”.
“Sidomos dalja me karton të kuq e portierit, bëri që kundërshtari të zgjidhë ndeshjen sipas mënyrës së tij. Por, Shqipëria në këtë ndeshje nuk ka qenë si në takimet e mëparshme, pasi nuk është treguar aq agresive sa më parë”.