Trajneri Ernest Gjoka është trajneri i Kamzës dhe padyshim që ka ardhur me një mision të veçantë, pasi skuadra nuk duhet të bjerë në Kategorinë e Parë. Newsport.al mëson se tekniku, për të përforcuar skuadrën në prapavijë, dëshiron mbrojtësin e Kukësit, Harallamb Qaqi.
25 vjeçari këtë sezon nuk është aktivizuar mjaftueshëm tek klubi verilindor dhe për këtë arsye, është vënë në lëvizje për skuadër të re dhe padyshim që tek Kamza do të kishte të gjithë hapësirën e nevojshme për ta nisur ndeshjen që nga minuta e parë.
Tek nënkampionët e vendit, me një dyshe të fortë në qendër të mbrojtjes, sikurse është Cuculi dhe Shameti, hapësirat janë shumë të vogla për djaloshin nga Tirana dhe rikthimi në kryeqytet do shihet si një mundësi e mirë për të. Duhet theksuar se 25-vjeçari është një dëshirë e Ernest Gjokës, i cili ka këmbëngulur për shërbimet e shtatlartit.
Afrimi i Qaqit te Kamza lejon drejtuesit kryeqytetas t’i japin “OK”-në Olsi Teqjës, i cili u shpreh në intervistën e djeshme për Supersport se është në pritje të ofertave për t’u larguar. /Newsport.al/