Enea Jorgji është padyshim një nga gjyqtarët më të suksesshëm shqiptarë në arenën europianë.
Arbitri elbasanas është vlerësuar pozitivisht për vendimet e tij në fushën e blertë dhe tashmë neësport.al ka mësuar se ai është caktuar për të gjykuar në “Youth League”, konkretisht në ndeshjen Gallatasari – Lokomotiva e Moskës.
Asistentë të tij janë vendosur Emigers Gançi dhe Donato Myftari nga Tirana. Kjo sfidë do të zhvillohet pas 4 ditësh, në datën 18 shtator dhe pritet me interes për të parë paraqitjen e gjyqtarit tonë që po përfaqëson denjësisht arbitrimin shqiptar në arenën europiane. /Newsport.al/