Stivi Frashëri do të jetë lojtari më i ri i Kamzës në kryeqytet. Newsport.al ka mësuar ekskluzivisht se portieri i njohur do ta mbyll me kaq aventurën e tij të shkurtër te Kukësi, duke u rikthyer në Tiranë.
Ish-“gardiani” i Tiranës dhe Bylisit u aktivizua me verilindorët në ndeshjet e Champions dhe Europa League, por mungoi në takimin e kthimit ndaj Torpedos ditën e djeshme në “Elbasan Arena”. Disa gabime të tij në sfidën e parë në Gjeorgji duket se “minuan” besimin e drejtuesve të Kukësit te 27-vjeçari. Madje u përfol edhe për një gjobë nga ana e klubit në drejtim të tij si ndëshkim për paraqitjen e dobët.
Kjo mesa duket ka krisur përfundimisht marrëdhëniet mes palëve, me Frashërin që tashmë do ta vijojë sezonin te Kamza, duke u bërë përforcimi i rradhës për skuadrën nga periferia e kryeqytetit.