Dinamo është një ndër klubi i dytë më i titulluar në vend, duke parë që zotëron 18 tituj kampionë dhe 13 Kupa të Shqipërisë, por që në pesë vitet e fundit po lëngon dhe nuk po gjen dot zgjidhje për të ardhmen.
Drejtuesit e saj, Besnik Sulaj dhe Avni Braçaj, e shohin të pamundur për të vazhduar më tej me skuadrën, ku pas katër viteve, ku ekipin ia lanë Ismet Saliaj për ta administruar dhe duke dhënë financa të pakta që kjo skuadër të mos bjerë në të Dytën, tashmë ndjehen të lodhur për të vazhduar. Klubi iu morr me forcë në vitin 2011, ku Dinamo doli jashtë territorit të saj, kompleksi me të njëjtin emër, dhe pas pesë viteve do të dalë zyrtarisht në shitje.
Gjatë vitit të shkuar territoret e Dinamos kaluan në pronësi të bashkisë së kryeqytetit, duke bërë që shpresat të ngriheshin për të kthyer këtë skuadër në nivelin e duhur, por ngjarjet e ditëve të fundit bëjnë që gjithçka të shuhet. Drejtuesit e bluve shpresuan në rikthimin në ambientet që iu takojnë, por që pritet që bashkia t’ia kalojë FSHF-së.
Kjo do të thotë se Dinamo mbetet pa asgjë, kështu që drejtuesit janë të detyruar që ta shesin. Pritet që shumë shpejtë të bëhen gati procedurat ligjore që ky klub të dalë zyrtarisht në shitje direkte apo në ankand.
Burime për “newsport.al” bëjnë me dije se skuadra ndodhet në momente të vështira dhe që nuk është gati për të vazhduar sezonin, ndaj po kërkon biznesmenë që të investojnë për ta mbajtur këtë skuadër gjallë, ose edhe për ta shitur direkt, pasi e kanë të pamundur që ta mbajnë duke mos pasur terrene për tu stërvitur dhe akomoduar.