Pas rritjes së Shqipërisë në rang kombëtaresh, vjen një tjetër sukses këtë radhë në rang institucional. Presidenti i FSHF-së Armando Duka, tashmë është ngritur në detyrë në FIFA. Gianni Infantino ka vepruar menjëherë në strukturën organizative, duke bërë ndryshimet në organizim, ku ka ndryshuar krerët në disa departamente të rëndësishëm në FIFA, të cilët mund të mbahen dhe nga krerë federatash nga mbarë bota.
Sot burime konfidenciale për newsport.al bëjnë me dije se presidenti i FSHF-së, Armando Duka, është zgjedhur zëvendës kryetar i Komitetit të Federatave në UEFA, ndërsa ka marrë një pozicion komod si Anëtar i Komitetit Organizator të Kupës së Konfederatave në FIFA.
Pra, kreu i institucionit më të lartë për futbollin e vendit tonë, tashmë do të ketë në dorë që të ndërmarrë veprime dhe të shprehë mendimin e tij për ngjarjet që do të pasojnë për Kupën e Botës “Rusi 2018”.