Jetmir Krasniqi është në radarët e klubit të Partizanit. Burime të sigurta për neësport.al bëjnë me dije që 24-vjeçari është pranë akordit me mbrojtësin e djathtë që luan me skuadrën e Luganos.
Të njëjtat burime tregojnë që 15-herë kampionët e Shqipërisë kanë futur ndërmjetës ish-lojtarin e tyre, Arbnor Fejzullahin. Bisedimet kanë avancuar dhe deri më tani gjithçka është në rrugën e duhur.
Priten të mbyllen edhe detajet e fundit që 24-vjeçari të zyrtarizohet si lojtar i klubit të kuq. /NEWSPORT.AL/