Perugia ka bërë një goditje në merkaton e janarit duke afruar në skuadër mbrojësin shqiptar Niko Lucaj. Burime të sigurta për newsport.al tregojnë se lojtari është blerë për një shifër rreth 28 mijë euro nga klubi i Hellas Verona.
Lucaj është vetëm 17 vjeç dhe shihet si një përforcim për të ardhmen dhe në këtë mënyrë klubi italian vendosi të afronte në skuadër lojtarin shqiptar që pritet ti bashkohet të rinjve të Perugias. Niko Lucaj luan si mbrojtës i djathtë dhe shihet si një Hysaj i ri nga operatorët e scouting si dhe një nga lojtarët e së ardhmes të Kombëtares shqiptare.