Dita e sotme ka qenjë një e shtunë miqësoresh për ekipet e Supeligës, pasi të thujase të gjitha ekipet kanë dhënë sot provat përapara nisjes së pjesës së mbetur të kampionatit.
Skuadra e Flamurtarit ka zhvilluar sot një ndeshje për ballë Bylisit, të cilin e ka fituar me fitoren e bindshme 4-2. Nga ana tjetër, Teuta është vënë në provë përballë Laçit, ku ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0.
Takimi i trëtë ishte ai mes Besëlishjes dhe Vllaznisë, ku shkodranët kanë humbur me rezultatin 0-1. Ndërkohë që Korabi ka bërë një punë të mirë duke mundur me rezultatin 2-1 Shënkollin. Elbasani nga ana tjetër është ndaluar në barazim 2-2 nga Shkumbini.
Bardheblutë e Tiranës kanë fituar ndaj Luftëtarit me anë të një autogoli, duke e mbyllur këtu takimin em rezultatin 1-0. Kukësi është vendosur përballë skuadrës së dytë, Kukësi B, takim të cilin e ka fituar me rezultatin e thellë 5-0.
Miqësoret e sotme:
Flamurtari – Bylis 4-2
Teuta – Laci 1-0
Besëlidhja – Vllaznia 1-0
Korabi – Shënkolli 2-1
Elbasani – Shkumbini 2-2
Tirana – Luftëtari 1-0
Kukësi – Kukësi B 5-0