I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në televizionin “Klan”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si një sportdashës nuk ka lënë pa bërë batuta për futbollin dhe këtë herë “thumboj” Dritan Shakohoxhën, komentatorin sportiv të “Supersportit”.
Shakohoxha me anë të një mesazhi i është drejtuar kryeministrit se bastet nuk janë mbyllur, por Rama nuk e ka lënë të kalonte pa një koment pikant këtë gjë.
Ai ka thënë: “Kur më përmende Shakon, m’u kujtuan ato memet e Brrylit(Faqe humoristike në Facebook), me atë sulmuesin e Partizanit, Kuame Karikari. Tani duhet t’i qajmë hallin Shakos, se si do e thërrasë Shako kur të bëjë gol Karikari.”