Lista e publikuar nga UEFA për ekipet që do të marrin pjesë sezonin e ardhshëm në Champions siç edhe pritej ka lënë jashtë ekipin e Skënderbeut, në bazë të vendimit për përjashtimin e klubit korçar për 10 vjet nga kompeticionet Europiane. Por në kampin e kampionëve duket se çdo gjë është e qetë, me drejtuesit dhe lojtarët korçarë që shpehen besimplotë që CAS-i do t’u japë të drejtë dhe do t’u mundësojë pjesëmarrjen në Champions League të paktën sezonin e ardhshëm derisa çështja të gjykohet në themel në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
I fundit që është prononcuar lidhur me këtë çështje është pikërisht drejtori ekzekutiv i Skënderbeut, Ilirian Përmeti i cili ka deklaruar se ka mjaftueshëm kohë për ti ndryshuar gjërat nëse vendimi i CAS-it do të jetë në favor të klubit. Sipas tij Skënderbeu ndodhet aktualisht në të njëjtin pozicion si edhe Partizani dy sezone më parë, ku të “kuqtë” u thirrën jashtë rradhe për të marr pjesë në Champions League pikërisht për shkak të dënimit të atëhershëm të Skënderbeut me një vit pezullim nga UEFA.