Pas presidentit Ilir Meta, ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama për ndarjen e parakohshme nga jeta të Fadil Vokrrit. I pari i qeverisë përmes një statusi në kanalin zyrtar në facebook jep mesazhin ngushëllues: ” LAMTUMIRË KAMPION – Fadil Vokrri mbetet legjenda e gjallë e futbollit jo vetëm ne Kosovë, po në kujtesën e çdo futbolldashësi shqiptar”.
Vdekja në mënyrë të papritur i presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës ka tronditur mbarë opinionin publik. Kreu i FFK-së nuk arriti t’i mbijetonte një sulmi në zemër, që rezultoi fatal për jetën e tij.