Eden Hazard prej kohësh nuk e ka fshehur asnjëherë se dëshiron që të luajë për Real Madridin, por që në fakt ëndrra e tij deri më tani nuk është bërë ende realitet. Megjithatë në një prononcim për mediat, belgu ka thënë se ai do e marrë vendimin për t’u larguar nga Chelsea, por nuk dihet se kur.
”Familja është në Londër dhe unë do të bëhem 28 vjeç. Nuk dua të kem ndonjë pendesë në fund të karrierës time. Vendimi për t’u larguar nga Chelsea është një vendim që do e mar. Nuk e di se kur, por do e mar.”