Eden Hazard është një nga lojtarët kryesor të Çelsit. Belgu është vënë në një shënjestër të Real Madrid prej kohësh dhe vet lojtari nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për t’u bashkua me “los blancos”. Tashmë Hazard është i grumbulluar me kombëtaren belge për ndeshjet eleminatore dhe në intervistën e tij për mediat është shprehur se për momentin po mendon për Belgjikën dhe për skuadrën e tij aktuale Çelsin.
“Aktualisht nuk jam duke punuar për largim tim. Dua të jem i përqendruar dhe të shkëlqej te Chelsea gjatë këtyre muajve, pasi do të përpiqemi të fitojmë Europa League-n. Gjatë kësaj jave po mendoj për Belgjikë, pastaj do të kthehem te Chelsea. Nuk mund të mendoj për atë që do të ndodhë pas tre apo katër muajve.”