Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga “NEWSPORT.AL” (LEXO KËTU)Partizani ka kryer edhe goditjen e fundit në këtë merkato janari, duke ofruar në skuadër mesfushorin nga Gambia, Tijan Jaiteh. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare në internet e klubit kryeqytetas, ku mes të tjerash ka deklaruar:
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Tijan Jaiteh. Mesfushori nga Gambia është një tjetër përforcim i të kuqve, pasi ka firmosur kontratën me drejtuesit për një vit e gjysëm. Jaiteh regjistron eksperienca të suksesshme pasi ka qenë pjesë e ekipeve Brann( Norvegji) , Randers(Danimarkë) , Koper(Slloveni) , KuPS(Finlandë) dhe Bnei Yehuda(Izrael). Së fundmi ai është aktivizuar në radhët e skuadrës Al Markhiya në Katar. Jaiteh pjestar edhe i ekipit përfaqësues të Gambias, pritet t’i bashkohet ekipit në ditët e ardhshme.”