Pas dy ndeshjesh, ku arriti që të marrë një fitore dhe një humbje, Julian Ahmataj, i cili u afrua me bujë te mallakastriotët, tashmë nuk është në krye të pankinës. Ai u largua menjëherë pas ndeshjes së zhvilluar në Berat, ku Bylisi u mund me rezultatin 2-0.
Klubi në faqen e tij zyrtare pohon se trajneri në rast se nuk do të fitonte këtë ndeshje do të shkarkohej, gjë që kështu ndodhi, teksa i kontaktuar nga “newsport.al”, Julian Ahmataj jep alternativën e tij.
“Për arsye familjare e kisha vendosur që do të largohesha. Edhe nëse do të fitoja apo do të barazoja, unë kisha marrë parasysh gjithçka dhe do të largohesha. Larg familjes nuk mund të qëndroja, kështu që vendosa të largohem nga Bylis”, tha Julian Ahmataj, i cili në verë drejtoi Teutën në ndeshjet e Europa League.