Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi nuk është vetëm një njeri i përkushtuar ndaj futbollit. Tekniku italian është dhe një aktivist për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Në emisionin “Ftesë në 5” që transmetohet në Top Channel, u zbulua se De Biasi është kryetar i Shoqatës së mbrojtjes së arinjve në Shqipëri.
Me anë të një videomesazhi, ai falenderoi autoritetet shqiptare për marrjen në mbrojtje të kafshëve në kopshtin zoologjik “Safari Park” në Fier.
“Përshendetje duhet të përshëndes ministrin dhe autoritetin për të gjithë punën që kanë bërë te kampi i kafshëve. I mbështes dhe falenderoj sërish!”, shprehet De Biasi.