Më shumë se numri 1 i shtetit, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic u bë e njohur si një tifoze e zjarrtë e futbollit.
Kolinda ndoqi çdo takim të kombëtares kroate në turneun e verës që lamë pas në Rusi. Në Kupën e Botës 2018, Kroacia nuk arriti të kurorëzohej me vendin e parë, por kjo rriti pikët e Kolinda, që tashmë nuk i ndahet kombëtares.
Ajo ishte prezente në shkallët e stadiumit të Budapestit, gjatë humbjes 2-1 që kombëtarja e saj pësoi ndaj Hungarisë. Në rolin e një ultrase të zjarrtë, ajo tregoi edhe njëherë se posti nuk është gjithçka dhe se futbolli shijohet më së shumti mes tifozëve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.