Pas Juventusit dje, një tjetër kampion lige mund të konfirmohet që sot. PSG-ja luan sfidën e javës së 33-ë të kampionatit francez ndaj Monacos në orën 21:00. Kryeqytetasve u mjafton vetëm një barazim sot ndaj kundërshtarëve nga “Principata” për të garantuar titullin e dytë radhazi kampion dhe të tetën në historinë e tij. Kryesuesit e kampionatit kishin mundësinë ta mbyllnin përfundimisht çështjen titull që 3 ndeshje më parë, por çuditërisht barazuan njërën dhe humbën dy takimet e tjera.
Sot tifozët e PSG-së kërkojnë që të mos bëhen lojëra me titullin dhe të fitohet sfida në shtëpi. Sot do të jetë titullar dhe futbollisti më i mirë i skuadrës Neymar Jr., i cili nuk luan prej muajsh pasi dëmtoi kyçin e këmbës. 27-vjeçari ka mundësinë e madhe të fitojë një tjetër trofe në karrierë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.