Ndeshja e sotme midis Vllaznisë dhe Korabit, e vlefshme për fazën e play-off në Kategorinë e Parë pati dhe një moment të veçantë. Portieri i kuqebluve Alen Sherri, i dëmtuar u takua nga homologu dhe njëkohësisht kundërshtari i tij Kadri Birja, portier i Korabit. Ky i fundit e ka ngushëlluar për dëmtimin e pësuar.
Megjithëse siguroi ngjiten në Kategorinë Superiore, javën e kaluar, Vllaznia vazhdoi me serinë e rezultateve pozitive duke mundur minimalisht në “Loro Boriçi” Korabin me golin e Ardit Krymit që në minutën e parë të sfidës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.