Ishte parashikuar të ishte një ndeshje futbolli, por përballja mes Ilirisë dhe Besëlidhjes e ka kaluar konatacionin sportiv. Menjëherë pas ndeshjes, e cila përfundoi me shifrat 0-0, një person ka hyrë në fushën e blertë duke sulmuar gjyqtarët lushnjarë të sfidës, Skerdi Greca, Devis Koreshi dhe Edmir Malo. Ndërkohë arbitër i katërt ishte Olti Cela. Burime të sigurta për neësport.al bëjnë me dije që vandali në fjalë ishte i afërm i njërit prej futbollistëve, mbiemri i të cilit është Kurti.
Policia vendore ka mundur të shoqërojë menjëherë agresorin, duke e shoqëruar në ambientet e komisariatit. Vëzhguesi dhe delegati i takimit kanë parë të gjithë ngjarjen të cilët do të referojnë skenën në polici dhe pranë Federatës Shqiptare të Futbollir. Neësport.al ka siguruar pamjet ekskluzive të kësaj ngjarje të shëmtuar, të cilën mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /NEWSPORT.AL/