Scott Ëestgarth është ndarë tragjikisht nga jeta. “The Sunn” raporton se boksieri nga Newcastle u transportua në spital pas ndeshjes së të shtunës pasi nuk ndihej mirë. Atë mbrëmje ai arriti të triumfonte kundër Dec Spelman.
Bëhet e ditur se 31-vjeçari kishte mbaruar të gjithë intervistat për mediat, por më pas është dashur që të transportohet në spitalin Royal Hallamshire të Sheffieldit. Shkaku i tij i vdekjes nuk është konfirmuar ende, por paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.
Lajmin e ndarjes nga jeta e ka dhënë sot trajneri i tij, Stefy Bull që njoftonte në rrjetet sociale. “Perëndia e bekoftë Scott Westgarth”, shkruante ai në Twitter. /Newsport.al/