Në Kolumbi një lojtar i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes, teksa makina e tij është qëlluar me 6 plumba. Juan Sebastian Quintero ndodhej në automjetin e tij, teksa persona të paidentifikuar kanë shtirë 6 herë ndaj tij.
Mediat kolumbiane aludojnë se arsyeja që lojtari ra pre e atentatit ishte moskualifikimi në fazën finale të garës për titullin kampion të ekipit Deportivo Cali, edhe pse fituan minimalisht 1-0 ndaj Deportivo Pasto.
Ngjarja e frikshme të kujton vdekjen e ish-futbollistit Andres Escobar, i cili u vra në Medellin të Kolumbisë pas eliminimit nga Kupa e Botës të “Los Caffeteros”, ku lojtari shkaktoi gabimisht autogol që i kushtoi ekipit të tij daljen nga Botërori i SHBA-së. Vrasja e tij u organizua dhe u krye nga kartelet kolumbiane të drogës.