Me Partizanin që po “fluturon” e qetë drejt titullit, ku numëron 10 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Kukësi, këto të fundit duket se kanë fituar një tjetër garë.
Bëhet fjalë për atë të golashënuesve të Kategorisë Superiore, i cili aktualisht kryesohet nga dyshja e verilindorëve, Reginaldo dhe Shkurtaj. Me mozambikasin që i ka shënuar të 11 golat me fanellën blu, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Vasil Shkurtaj.
Sulmuesi, ka realizuar vetëm 4 gola me Kukësin, me të cilin u bashkua gjatë merkatos së dimrit. Vetëm vendi i tretë për Amadu, me sulmuesin e Teutës që numëron 2 realizime më pak se kuksianët, që duket se po i afrohen një titulli prestigji në këtë sezon.
Klasifikimi aktual në garën për “Këpucën e Artë” në Superiore
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.