E shtuna nuk do të jetë e rezervuar vetëm për Kombëtaren shqiptare të futbollit, por edhe për atë basketbollit të femrave.
Në kuadër të ndeshjeve eliminatore të kampionatit europian të 2019, ekipi ynë do të përballet në kompleksin “Feti Borova” me përfaqësuesen e Hungarisë.
Vajzat kuqezi do të kërkojnë fitoren e parë në këtë event pas 5 ndeshjesh. Federata Shqiptare e Basketbollit komunikon se hyrja për në arenën është 200 lekë të reja.
Deri tani, Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë fitore në 4 përballjet e para të kësaj faze kualifikuese.
“Kombëtarja e basketbollit të femrave rikthehet të luaje përballë publikut shqiptar.
Ditën e Shtunë, datë 17 Nëntor në kompleksin olimpik “Feti Borova” në Tiranë, vajzat kuqezi të basketbollit do të përballen me kundërshtarët nga Hungaria.
Blinibileta.com vazhdon shitjen e biletave për këtë event cdo ditë pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi” si dhe ditën e ndeshjes pranë kompleksit “Feti Borova”.
Cmimet e biletave janë 200 lekë të reja.”
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.