Real Madrid fitoi kundër Leganes me rezultatin 4-2, ndeshje në të cilën James Rodrigues u zëvendësua nga trajneri Zinedin Zidan. Lojtari i madrilenëve reagoi keq kundër teknikut francez teksa e shau pasi ky i fundit nuk e la në lojë përgjatë gjithë 90 minutave. Për këtë ka folur Zidan i cili deklaroi për mediat spanjolle:
“Është diçka mes lojtarit e trajnerit dhe këso gjëra gjithmonë ndodhin në futboll. Ne të dy kemi objektivat e njëjta. Tashmë çdo gjë ka marrë fund, po mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme”, u shpreh Zidane.