Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku trajneri i Llapit Bylbyl Sokoli është sulmuar ashpër nga tre persona të maskuar në hyrje të banesës së tij. Ngjarja vjen vetëm një orë pas përfundimit të ndeshjes me Prishtinën, të mbyllur me fitoren e skuadrës së Mirel Josës me rezultatin 2-1.
Sokoli është rrahur rëndë nga dhunuesit të cilët më pas janë larguar në drejtim të paditur. Tekniku aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Nuk dihet nëse sulmi ka lidhje me ndeshjen e Superligës, me policinë që po vijon hetimet dhe punën për kapjen e autorëve.