Ka qenë rast i rrallë ai që ka ndodhur mbrëmë nga tifozët ultras të Romës, në Bukuresht. Tifozët e shumtë që kanë udhëtuar për të parë ekipin e tyre në takimin ndaj Astras, kanë vepruar shumë keq.
Pikërisht në momentin që po mbahej një minutë heshtje në nder të viktimave të Chapecoense, disa prej tyre kanë bërë rrëmujë, aq sa është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar gjendjen.
Pak minuta më vone situata u tensionua dhe në tribun, ku tifozët e Romës u përleshën me policinë dhe trupat e sigurimit të stadiumit.
Kujtojmë që takimi i mbrëmshëm mes Astras dhe Romës u mbyll 0:0. Italianët e kishin siguruar kualifikimin para ndeshjes, mjaftoi vetëm barazimi për të kaluar në fazën tjetër.
Fans Astra try to Steal Roma Banner stoped by a… by jackeddine