U luajt sot në Mitrovicë ndeshja mes Trepças ’89 dhe Vëllaznimit, e cila ishte e vlefshme për Superligën. Pas takmit pati dhe përleshje mes tifogrupeve, “1927” të Vëllaznimit dhe “Torcida” të Trepçës.
Përleshje ka degjenderuar deri në përdorimin e mjeteve të ftohta, teksa pak minuta më parë u njoftua se një tifoz vendas është plagosur dhe me thikë. Është dashur ndërhyrja e policisë që të shpërndajë tifozët.
Tifogrupi “1927” njihet në Kosovë për mentalitetin “Ultras”, teksa shpesh krijojn dhe probleme.