Të gjitha ekipet e kombëtare kanë bërë një pushim të gjatë, së fundmi janë rikthyer në kërkim të takimeve miqësore për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”.
Pas shumë kërkimeve që ka bërë trajneri i Kosovës për gjetjen e një ekipi për luajtjen e një ndeshje miqësore, ende nuk ka pasur një pranim nga ana e kombëtareve të tjera.
Ka qenë vetë trajneri Albert Bunjaki, i cili është shprehur se Federata e Futbollit të Kosovës është në kërkim të një kundërshtari për ta shfrytëzuar datën e lirë të FIFA-s, më 27 ose 28 mars 2017.
Por deri më tani kërkesat e nisura, nuk janë pranuar, nuk dihet ende pse, por gjerat si duket nuk po shkojnë mirë me Përfaqësuesen e Kosovës.
Siç dihet, një ndeshje miqësore do t’i shërbejë shumë skuadrës së tij për t’u ngritur profesionalisht, por Kosova ende nuk e ka gjetur një të tillë.