Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë, njëri automjet është përmbysur.
Sipas “Balkan Web” njëra nga veturat e përfshira në aksident, udhëtonte katërshja e gjyqtarëve që ishin nisur në drejtim të Maliqit, duke qenë se ishin caktuar për të ndarë drejtësinë në takimin mes Maliqit dhe Termit, i vlefshëm për Kategorinë e Dytë, Grupi B.
Amarildo Gjeci, Ergin Morina, Xhuljan Rroshi dhe Daniel Vrapi ishin gjyqtarët e përfshirë në aksident dhe. Lajmi imirë është se asnjë nga gjyqtarët nuk ka marrë plagë të forta dhe janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën.