Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja ka folur për mediat përpara ndeshjes me Partizanin që do të ketë në “Selman Stermasi”. Tekniku është shprehur se skuadra luan vetëm për fitore në këtë ndeshje.
“Atë ndeshje e kemi lënë mbrapa, edhe pse nuk është bëmë gjithçka gabim. Kundërshtari nuk është se na rrezikoi shumë, por as ne nuk prodhuam diçka në fazën sulmuese.Analiza pas ndeshjes ka qenë e detajuar, por pa tone të larta. Kishim një presion të madh në atë ndeshje, pasi pas kishim edhe një numër të madh tifozësh. Këto momente duhet t’i kalojmë të gjithë bashkë.”Kjo frazë e imja është përdorur shumë në media. Nuk e kam pasur fjalën thjesht për “pasimin” si element teknik, pasi ata janë lojtarë të ekipit të parë dhe dinë se si të pasojnë. Gjithçka ka qenë në aspektin psikologjik, lojtarët duhet të kenë më shumë besim të aftësitë e tyre, pasi nuk u mungojnë cilësitë. Nuk do të kënaqem ndonjëherë me barazim. Ekipi, por edhe i gjithë qyteti, luan gjithmonë për të marrë 3 pikët, cilido qoftë kundërshtari.”