Trajneri i Kosovës Bernard Challandes rezulton të jetë njeriu më i paguar në Kosovë. “Indeksonline” zbuloi ekskluzivisht pagën mujore të teknikut të “Dardanëve”. Sipas burimeve të medias së njohur në Kosovë, zvicerani paguhet 20 mijë € në muaj, që në një vit grumbullohet në 240 mijë €.
Por, falë punës së madhe, qetësisë, maturisë së tij, përfaqësuesja e Kosovës është kthyer në emrin më të lakuar në futbollin europian ku me rezultatet e fundit ka bërë të flitet shumë në mediat e huaja duke u quajtur “Brazili i Ballkanit”. Challandes e ka justifikuar më së miri pagën e marrë. Ai është nën kontratë edhe për 11 muaj të tjerë dhe në rast vijimi të këtyre rezultateve pozitive (një vit pa pësuar humbje) mund të rinovojë kontratën me FFK-në.
Deri më tani, “Indeksonline” zbuloi se Challandes ka përfituar 260 mijë € që prej emërimit si trajner i Kosovës në mars të vitit të kaluar.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.