Trajneri i Bayernit të Mynihut, Jupp Heynckes do të largohet nga bavarezët në fund të sezonit. Lajmi është konfirmuar nga vetë ai, ndërsa te Bayern po punojnë të gjejnë zëvendësuesin.
Sipas portalit “ESPN”, vendin e Heynckes te Bayern do të zërë ish-trajneri i Dortmundit, Thomas Tuchel.
Drejtuesit e Bayernit po bisedojnë me Tuchel, teksa në ditët e ardhshme pritet që të bëhet dhe marrëveshja./Newsport.al