Jeta në Skoci po i bëhet më e vështirë futbollistit të Kombëtares Eros Grezda. Anësorit të Glasgoë Rangersit i është hequr patenta e qarkullimit, pasi kaloi në mënyrë të parregullt semaforin me ngjyrë të kuqe. Për këtë shkak, Gjykata i ka bllokuar patentët për 6 muaj dhe duhet të paguajë një gjobë prej 404 €.
24-vjeçari ka patur probleme me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi ka humbur 12 pikë. Përveç karrierës që shkon ters te Glasgoë Rangers, edhe jashtë futbollit Grezda e ka ende të vështirë të përshtatet me mënyrën e re të jetesës.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.