Njësoj sikurse Superliga, po ashtu edhe Kategoria e Parë, këtë sezon po dhuron shumë surpriza. Në javën e fundit, Apolonia ka humbur në shtëpi përballë Elbasanit me rezultatin 0-2. Kjo ka bërë që drejtuesit e klubit fierak të marrin vendimin, për të shkëputur marrëveshjen me teknikun Marjol Miho.
Lajmi është konfirmuar nga Apolonia në një postim në rrjetin social “Facebook”.
“Duke falenderuar trajnerin Marjol Miho, njoftojmë sot shkëputjen e marrëdhënieve! Çdo gjë mes palëve është zgjidhur me konsensus, ashtu si çdo detaj i ndërtuar brenda klubit tonë për kohën që bashkëpunuam! Vlerësojmë punën e trajnerit dhe stafit të tij dhe i urojmë suksese! Dera e Apolonisë për njerëz punëtorë si trajneri Marjol Miho mbetet e hapur në çdo kohë”!