Presidenti i Milanit Paolo Scaroni ka rënë pre e grabitjes. Kreut të klubit kuqezi i janë vjedhur plot 10 mijë € gjatë kohës që ai po drejtonte një mbledhje. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”. Ndër të tjera thuhet se ccanta e grabitur u gjet nga policia, por aty ishin vetëm dokumentet personale të Scaronit.
Pas eliminimit nga Europa League dhe penalizimit të sotëm të UEFA-s, Milanin pëson një tjetër goditje të fortë nga fati.