Largimi i Gugash Maganit nga stoli i skuadrës së Trepçës ’89 ka detyruar presidentin e klubit Abedin Zeka të reagojë publikisht në faqen e klubit duke treguar se shkak i dorëheqjes së ish-teknikut të Flamurtarit, Tiranës dhe Teutës ka qenë mospërmbushja e detyrave dhe përgjegjësive të lojtarëve të skuadrës.
” Falenderojmë profesor Gugash Magani për aq kohw sa qëndroi në krye të stafit teknit te ‘Minatorët’.
Shkaku dhe arsyeja e largimit të profesor Magani është mospërfillja dhe moszbatimi i detyrave nga vetë lojtarët për të cilat kanë pasur obligim për t’i zbatuar.
Profesor Maganit i dëshirojmë fat dhe suksese në të ardhmen. Është konfirmuar nga presidenti Zeka se zv/trajneri Sabit Osmani do ta drejtojë Trepçën ’89, deri ne përfundim të edicionit vjeshtor në Superligë,me këtë rast kryesia, stafi i bashkëpunëtorëve dhe lojtarët i dëshirojm suksese.
Presidenti i KF Trepça’89
Abedin Zeka BEKI”
Postimi i Trepça ’89