Skënderbeu bie në kaos. Futbollistët kanë bojkotuar stërvitjen me pretendimin se nuk janë paguar për tre muaj nga klubi. Lojtarët kanë këmbëngulur se nuk do t’i kthehen fushës nëse nuk qartësohet njëherë e mirë situata financiare.
Tekniku Orges Shehi ka komunikuar me futbollistin Gjergj Muzaka. Pasi ka përfunduar diskutimin, skuadra është shpërndarë.