Kombëtarja e femrave të Shqipërisë ka mbetur pa trajner zyrtar pas arrestimit të Armir Grimës në24 shtator me akuzën e trukimit të ndeshjeve.
Edhe pse nuk ka një komunikatë zyrtare se kush do ta drejtojë Kombëtaren e femrave kuqezi, në faqen zyrtare të FSHF-së është mësuar emri i trajnerit të ri.
Ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë Vioresin Sinani është ai që do të drejtojë skuadrën përfaqësuese në ndeshjet e radhës për një periudhë të përkoshmë.
Lajmi mund të verifikohet në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit “fshf.org”, ku në stafin teknik të Kombëtares së femrave të Shqipërisë është vendosur emri i Vioresin Sinanit.
Konfirmimi i Vioresin Sinanit, si trajneri i ri i Kombëtares së femrave të Shqipërisë