Elseid Hysaj nuk ka asgjë serioze pas fitores së bujshme të Napolit ndaj Romës në fushën e verdhekuqve.
Vetë tekniku i tij Carlo Ancelotti siguroi pas triumfit në konferencës pas ndeshjes se Hysaj ka pësuar thjesht një tërheqje muskulare në kofshë. Bashkë me shqiptarin edhe sulmuesi Dries Mertens shfaqi shqetësime, por ai ka pësuar vetëm një goditje të lehtë në gju.
“Hysaj pati një problem me aduktorin, kurse Mertens pati vetëm një goditje në gju. Nuk ka asgjë serioze për të dy djemtë”, deklaroi tekniku legjendar italian.
24-vjeçari është kthyer në formën e tij më të mirë në ndeshjet e fundit me Shqipërinë dhe Napolin. Paraqitja e tij e sotme bind drejtuesit napolitanë për të siguruar qëndrimin e shkodranit në “San Paolo”.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.