Mesfushori i avancuar Brunild Pepa ka mbetur pa ekip. 28-vjeçari ka mbyllur kontratën me klubin e Superligës së Kososvës Gjilani 4 muaj pasi ishte transferuar në kampionatin e Kosovës.
Lajmi e ka dhënë vetë klubi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Gjilani ndërpret bashkëpunimin me Pepën
Ka përfunduar aventura e sulmuesit Brunild Pepa me Gjilanin,i ardhur nga Shqipëria gjatë afatit kalimtarë të verës në klubin e Gjilanit.
-Mbyllja e këtijë bashkëpunimi mes klubit dhe sulmuesit ka ardhur në mirëkuptim të dy anshëm,ku sot përfunduan para kohe marrëveshjen e finalizuar muaj më parë.
-Klubi e falenderon sulmuesin për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë pjesës vjeshtore të këtijë edicioni,dhe i uron sukses në vazhdimin e karrierës së tijë.”
Pepa ka luajtur për skuadra të njohura të futbollit shqiptar si: Flamurtari, Teuta, Vllaznia, Lushnja, Bylisin.”