Ylli i futbollit turk Arda Turan rrezikon të dënohet me 12 vjet heqje lirie. Futbollisti sulmoi dhe dhunoi këngëtarin Berkay Sahin pasi ofendoi bashkëshorten e këngëtarit Ozlem Hada.
Turan hodhi poshtë pretendimet e policisë së Stambollit se ai kishte qëlluar me pistoletë në spitalin e Stambollit, ku po mjekohej Berkay.
Arda dhe Berkay ishin përballur me njëri-tjetrin në spital, ku këngëtari u shtrua për t’u mjekuar dhe 31-vjeçari me armë në dorë deklaroi: “Nuk e dija që ishte gruaja jote. Më vjen keq, më vrit!”
Tashmë, Turan duhet të përballet me drejtësinë turke, pasi rrezikon seriozisht lirinë e tij