Milani dështon para syve të publikut botëror duke u eliminuar nga Olimpiakosi në stadiumin e skuadrës greke “Karaiskaqis”. Në sfidën e fundit përcaktuese për ekipet që do të kualifikoheshinë në raundin e 1/32 të Europa League, “Djalli” u mposht me rezultatin 3-1 në Greqi. Olimpiakos kaloi du herë në avantazh, por goli i Christian Zapatas i shënuar menjëherë pas autogolit të shkaktuar të tij dha iluzionin e kualifikimit dramatik të kuqezinjve.
Por 9 minuta nga fundi, Abate shkaktoi penallti që u shfrytëzua saktësisht nga Fourtunis duke shënuar golin vendimtar që e kualifikoi ekipin helen në fazën më tej. Falë golavarazhit më të mirë (+5 Olimpiakos, Milan +3), ekipi ballkanas vazhdo aventurën, ndërsa Milani kthehet i turpëruar në shtëpi për të shpëtuar sezonin kaotik që po zhvillon.