Kupa e ardhshme e botës do të ketë një stadium të ndërtuar me flori. Projektin ambicioz e ka shpalosur zyrtarët e Katarit.
Stadiumi “Lusail” do të ketë një kapacitet prej 80 mijë vendesh dhe do të jetë impianti më i madh përgjatë turneut. Aty do të luhen ndeshja e pare dhe finale e kompeticionit.
Stadiumi ndodhet 15 km larg kryeqytetit Doha, në njërën prej zona më të zhvilluara ekonomike, kulturore dhe me vlera historike. Sipas mediave të huaja, ka përfunduar 90% e punimeve dhe impianti do të jetë gati për ceremoninë hapëse dhe ndeshjen e parë të 21 nëntorit të 2022.