Turpërimi i djeshëm në “Camp Nou” e ka futur Realin në një rreth vicioz kaotik. Teksa dje u lajmërua se tekniku i madrilenëve Julen Lopetegui do të shkarkohej ditën e sotme dhe italiani Antonio Conte do të prezantohej në pankinën e kampionëve të Europës, nga Spanja vijnë lajme befasuese.
Sipas gazetës iberike “El Chiringuito”, klubi i Realit nuk pranon të paguajë 10 milionë € Chelseat për të liruar nga kontrata ish-teknikun e “Bluve” Conte. Gjithmonë sipas raportimeve nga Spanja, klubi i Madridit do të emërojë trajnerin e skuadrës së dytë të Realit, Santiago Solari, i cili është parë si njëri prej kandidatëve kryesorë për të marrë timonin e skuadrës në njërin prej momenteve më kritike në historinë e 13-herë kampionëve të Europës.