Trajnerit të ri të Turqisë Senol Gunes po e ndien jashtëzakonisht shumë presionin e drejtimit të përfaqësueses euroaziatike, teksa ka vendosur të drejtojë njëkohësisht edhe kombëtaren drejt kualifikimin në kampionatin europian të 2020 dhe ekipin në përfundim të këtij edicioni.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së të dielës ndaj Konyasporit, 66-vjeçari e humbi komplet toruan teksa ngatërroi të mbyllte shishen me gotën.
Në fjalën e tij, ai zbuloi se kishte marrë telefonatë nga presidenti i vendit Rexhep Taip Erdogan, duke theksuar se ka marrë përsipër një përgjegjësi të madhe.
“Erdogan më ka marrë në telefon dhe më tha se kam një vizion të mirë rreth futbollit. Unë jam një person që kam ëndërra dhe jetoj me ambicien për të fituar gjithmonë. Përpara se të merrja ekipin kombëtar Beshiktashi më ofroi një kontratë të re. Por tashmë janë disa që kërkojnë largimin tim, të paktën unë kështu ndihem, duke parë se çfarë është shkruar në media dhe rrjetet sociale. Tani nuk dua të flas më për Kombëtaren, pasi jemi këtu për ekipin. Mund të them vetëm se çdo lojtar turk mund ta veshë fanellën e ekipit tonë kombëtar”, deklaroi Gunes.
şenol güneş’in kapağı bardağa takmaya çalışması pic.twitter.com/s3rgVwBbGC— no context turkish football (@nocontextfutb0l) March 7, 2019
Gunes konsiderohet një personalitet në Turqi, teksa ndihmoi përfaqësuesen turke të arrinte rezultatin më të madh në historinë e futbollit, vendin e tretë në Kupën e Botës në 2002.