Skuadra e Edgar Çanit dhe Samir Ujkanit është tashmë në krizë totale financiare.
Mediat përtej Adriatikut bëjnë me dije se ekipi i Pizës ka mbetur pa shërbim telefonik. Skuadrës ku bëjnë pjesë sulmuesi i Shqipërisë dhe portieri i Kosovës i kanë shkëputur shërbimin telefonik që i ofrohej punonjësve të administratës së klubit.
Kjo pasi ka kaluar limitin kohor për të paguar faturash. Një ngjarje e pazakonte për një klub të huaj, për më tepër në Itali, por duket se kriza ekonomike globale ka prekur edhe futbollin përtej Adriatikut.