Michael Phelps do të garojë me një peshkaqen, pjesë e një projekti televiziv në programin “Discovery Channel”.
Emisioni titullohet “Shark Week” (Java e peshkaqenit).
Notari amerikan do të vihet në garë në një pishinë me një peshkaqen të vërtetë, çka ka shtuar kureshtjen e madhe të adhuruesve të tij e jo vetëm.
Gara do të zhvillohet në qershor, ndërsa presidenti i “Discovery Channel”, Rich Ross ka deklaruar se të gjithë tashmë janë kureshtarë për të parë garën e shekullit në not.
Michael Phelps është notari me më shumë medalje olimpike, plot 28, 23 prej të cilave të arta.