Mauro Icardi mund të mos qëndrojë më te Interi. Pas e shkarkuan si kapiten, sulmuesi argjentinas rrezikon shumë më tepër se kaq. Lojtari nuk u paraqit sot në stërvitje dhe sipas mediave italiane, ai mund të aktivizohet gjatë gjithë sezonit.
Të irrituar me sjelljet e 25-vjeçarit, Interi po mendon që gjatë merkatos verore t’i bëjë dalje bomberit të kampionatit italian duke e nxjerrë në tregun e shitjes.
Megjithë dëshirat e mëdha të kundërshtarëve të Juventusit dhe Real Madridit për të fituar shërbimet e lojtarit, Interi do të bënte një krim të madh nëse do t’ua falte “xhevahirin” e çmuar rivalëve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.